Fun & Video

Hajdutja e famshme, 86 vjeç dhe nuk e harron vesin

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 20 July 2017
Një hajdute 86-vjeçare argjendarish, me famë ndërkombëtare, ka ridalë para gjykatës, këtë herë e akuzuar për vjedhjen e sendeve me vlerë 80 dollarë në një supermarket në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara.

Doris Payne, u kap teksa fuste në xhep sende në një supermarket, sipas një raporti të policisë. Hajdutja me famë, që në 2013 ka qenë edhe personazh i një dokumentari të titulluar Jeta dhe krimet e Doris Payne, u akuzua për vjedhje në supermarket dhe u la e lirë me një garanci prej 607 dollarësh, shkruan Top Channel.

Dokumentari flet për karrierën 60-vjeçare të Payne si hajdute, gjatë të cilës ka grabitur më shumë se 2 milionë dollarë objekte të çmuara, dhe tregon se si ajo arrinte të hynte në çdo dyqan kartier apo tifani, nga Monte Carlo në Japoni dhe dilte që andej me thesare të vogla.

Arrestimi i fundit i Payne erdhi pavarësisht një byzylyku monitorues që i ishte vendosur asaj nga policia pasi katër muaj më parë ishte dënuar për vjedhjen e një varëseje me vlerë rreth 2 mijë dollarë në një dyqan.

-Advertisement-

Në 2013, ajo ishte dënuar për vjedhjen e një unaze me diamant me vlerë 22.500 dollarë, nga një dyqan në Kaliforni. Pas arrestimit, fillimisht gjykatësi kishte refuzuar ta linte të lirë me kusht, pasi kishte parë se Payne, në rubrikën e punësimit në dokumentet e gjykatës, kish shkruar hajdute argjendarish.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera