Fun & Video

Hajduti i armatosur shkon për të grabitur, por e pëson shumë keq

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 08 January 2018

Një hajdut i armatosur e ka pësuar keq ndërsa tentoi të vjedhë një dyqan në Houston të Teksasit.

Ndërsa John Bell u fut brenda dhe shkoi drejt kasës për të marrë lekët, mbeti i mbyllur brenda. Ishte punonjësi i dyqanit që u tregua i shkathët duke e mbyllur brenda.

Ky episod qesharak tregohet përmes filmimeve në një dyqan nga kamerat e sigurisë.

-Advertisement-

Ndërsa të gjithë dalin ai shkon te kasa dhe përpiqet të kërkojë para dhe gjëra me vlerë për t’i marrë me vete, por dera mbeti e mbyllur.

22-vjeçari tentoi disa herë që të hapte derën por e kishte të pamundur derisa u ul në gjunjë duke iu lutur punonjësit që ti hapte derën.

Por ai mbeti brenda derisa policia erdhi dhe e arrestoi. 22 vjeçari kishte grabitur në të njëjtin dyqan edhe pak ditë më parë duke marrë prej andej 2 mijë dollarë dhe disa celularë. 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy