Lajme

Hajdari: Qeveria po punon që të rinjtë mos të ikin jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 16 May 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencën e titulluar “Zhvillimi i ekosistemit  të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit”.

E para e këtij dikasteri, tha se promovimi i bizneseve të reja dhe inovacionit mbeten qëllim i qeverisë e objektiv i ministrisë që udhëheq.

Sipas saj, këtë çështje ekzekutivi e ka marrë me seriozitet në mënyrë që të rinjve t’u krijohen kushte

-Advertisement-

“Po punohet në këtë drejtim dhe Kosova e ka marrë me seriozitet këtë, me qëllim të përfitimit të të rinjve. Në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë e mos të kërkojmë vende më të mira jashtë për të jetuar e punuar”.

“Jam e lumtur që të rinjtë po studiojnë teknologji dhe kjo është bazë për zhvillim ekonomik të vendit. Qeveria e Kosovës dhe Ministria do të vazhdojë të përkrah të rinjtë që merren me teknologji dhe inovacion. Në Prizren ekziston Qendra e TIK-ut që u mundëson të rinjve shumë përparësi”.

“Buxheti i Kosovës është i koncentruar që të mbështes teknologjinë dhe inovacionin. Na duhet edhe ekspertizë që të dimë se cila projekte kërkojmë më shumë mbështetje. Edhe Komisioni Evropian ka shumë projekt që mbështet në këtë aspekt, prandaj duhet që të shihet edhe kjo mundësi. Do të kemi edhe ligji që e rregullon këtë aspekt”, tha ajo.

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, u shpreh i lumtur që në Kosovë ka shumë ekspertë të teknologjisë madje edhe kompani të specializuara në këtë sektor.

Ai siguroi mbështetjen e shtetit të tij, duke shtuar se ata kanë bërë zhvillim të shpejt viteve të fundit.

“Jam fascinuar me dixhtalizimin këtu. Ne mund të jemi partner shumë i mirë që mund të ndihmojnë në këtë sektorë. Kosova qëndron shumë mirë në Ballkan sa i përket studentëve të teknologjisë”.

E, drejtoresha ekzekutive e “Kosovo ICT Association”, Vjollca Çavolli tha se para 15 vjetësh kishin filluar që të merren me këtë fushë, por asnjëherë nuk e ka menduar se do të kenë këtë sukses.

Ajo madje u shpreh e gëzuar që vajzat po prijnë sa i përket studimet në teknologji.

“Kemi filluar para 15 vitesh me një ëndërr të vogël që të bëjmë diçka, nuk e kemi menduar se do të mbërrijmë që shumë kompani të ekspertojnë produkte e tyre jashtë vendit dhe numri po rritet çdo ditë. Madje po rrite edhe numri i vajzave që po studiojnë teknologjinë, kjo edhe e kalon numrin e djemve”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera