Lajme

Hajdari, PDK: Lavdi Kurtit për fitoret e Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 30 May 2023

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke thënë që ata të cilët na kërkojnë të jemi me Kurtin “të bashkuar kundër Serbisë”, po na kërkojnë që hatri i Kurtit t’i shqelmojmë interesat e vendit.

Hajdari tha se asnjë centimetër i Kosovës nuk do të çlirohej pa aleatët.

“Po përcjell me shumë shqetësim zhvillimet në veri të vendit. Ata që na kërkojnë të jemi me Kurtin “të bashkuar kundër Serbisë”, po na kërkojnë që hatri i Kurtit t’i shqelmojmë interesat e vendit. Çdo centimetër i Kosovës është i shenjtë, por asnjë centimetër i Kosovës nuk do të çlirohej pa aleatët, dhe nuk mirëmbahet dot pa ta.”, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

Tutje ai tha se “është e habitshme sesi saherë Kurti aventurier bën budallallëqet e tij, Kurti “patriot” i kthen tytat kah opozita dhe kah kritikët e pushtetit, për t’i paraqitur si “shërbyes të Serbisë” e aleatët ndërkombëtarë si “ndërmjetës neutralë”.”

Sipas Hajdarit, Aleatët nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë neutralë ndaj Kosovës dhe ”nëse ata bëhen tash neutralë, ose potencialisht bllokues, kjo është sepse në krye të Qeverisë ka njerëz që s’mirëmbajnë dot as raporte private miqësore, e lëre më raporte strategjike politike.”

Hajdari tutje tha se dhimbja jonë për fat të keq do të jetë buzëqeshja e bandave të Vuçiqit.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera