Lajme

Hajdari: Dje e kam konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Qeverisë, e pata zgjedhur edhe ushqimin

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 18 August 2023

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha sot se mbledhja e Qeverisë nuk është thirrur për shkak të zhvillimeve të fundit në këtë ministri.

Hajdari tha mbledhja ishte thirrur para se të ndodhnin arrestimet në MINT.

“Kjo bastisja që ka ndodhur sot jemi njoftuar sot, ndërsa mbledhja e Qeverisë është thirrur dy-tri ditë më herët. Kemi pasur një drekë punë te gjithë së bashku. E kam konfirmuar jo më larg se dje. E kam zgjedhur edhe ushqimin që do ta marr në këtë drektë të zgjedhjes së qeverisë. Kemi diskutuar për arritjet e Qeverisë për vitin 2023, planet tre mujore gjashtë mujore, dhe I kemi diskutuar të gjitha masat dhe treguesit për deri ku kemi pasur sukses. Unë mbërriva pak me vonesë, por arrita ta kuptojë”, ka thënë ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera