Hagë, dëshmitarja e 49-të do të flas për një vr asje që përmendet në aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 18 March 2024
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitarja e 49-të e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04881 në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kjo dëshmitare është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar në sesion privat për publikun. Mirëpo, sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesit e ZPS-së, dëshmitarja do të flas lidhur me një viktimë vrasje që përmendet në aktakuzë për të cilën pretendohet se është vrarë pasi që është marrë dhe dërguar në UÇK në zonën e Llapit.
“Dëshmia e dëshmitarit 04881 ka të bëjë me një viktimë vrasje në aktakuzë që është vrarë pasi është marrë dhe dërguar në UÇK-ja në zonën e Llapit. Dëshmia e dëshmitares përshkruan rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje dhe çfarë i kanë thënë familja e saj dhe rrethanat që kanë ndikuar mbi të”, tha përfaqësuesja e ZPS-së.
Vlen të theksohet se kur filloi dëshminë kjo dëshmitare, seanca ishte në sesion privat duke mos u dëgjuar se sa kohë ka paraparë ZPS-ja dhe ekipet e mbrojtjes për ta marrë në pyetje atë. Pra, nuk dihet se sa do të zgjasë dëshmia e kësaj dëshmitareje.
Anulohen dy seanca në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III se në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të anulohen seancat e datës 21 mars dhe 22 gusht 2024.
Sipas trupit gjykues ky vendim është marrë për shkak se ka kontradikta në mes datave, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, me fillim të seancës së sotme gjyqësore, gjyqtari Smith III tha se do të fillojë dëshminë dëshmitari i 49-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04811.
Vlen të theksohet se sot e pranishme në seancën e gjyqit ishte edhe bashkmbrojtësja e re e ekipit të Thacit, Nina Tavakoli për të cilën u tha se do të parashtrojë pyetje për dëshmitarin.
Po ashtu, ajo pati një çështje për të parashtruar mirëpo për këtë gjë kërkoi sesion privat gjë e cila u miratua nga trupi gjykues.
Në fillim të seancës, Smith njoftoi se Thaçi dhe Krasniqi janë të pranishëm në sallë përmes video-lidhjes ndërsa dy të akuzuarit e tjerë janë fizikisht aty.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Të tjera
-
Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekj...
-
24-orët e fundit, policia shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 742 tiketa trafiku. ...
-
Dalin imazhet e fëmijëve që humbën jetën në Jabllanicë
Janë bërë tashmë publike fotografitë e fëmijëve adoleshentë që humbën jet...
-
Mot me shtim të vranësirave- Parashikimi i motit për krejt javën
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me shtim të vranësirave, por herë pas here ...
-
Gjendet një mjẹt i pashpërthyẹr në Gjakovë, FSK e largon
Një person në Gjakovë derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në n...
-
Thẹret me thḯkë një person në Gjakovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është therur me thikë në Gjakovë. I dyshuari për këtë rast ësht...
-
Gjuajtje me ạrmë në Prishtinë, policia jep detaje
Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi derisa kanë qenë duke punuar ...
-
Detaje nga raporti i Policisë për rastin tragjik në Gjakovë
Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës është deklaruar për rastin tragjik...
-
Bedri Hamza sot mban tubim në Lipjan
Kandidati i PDK’së, Bedri Hamza sot mban tubim me qytetarët e Komunës së Lipj...
-
“U shemb pllaka e një shtëpie të pabanuar”, çka dihet për tragjedinë me tre viktima në Gjakovë?
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovëa. Atje...
-
Haradinaj i tronditur nga tragjedia në Jabllanicë: Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është tronditur nga tragjedia në Jabllan...
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, Gjini: Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen
Tre fëmijë vdiqën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar....