Hadri falënderon Calin dhe ushtarët e UÇK-së: Falë tyre edhe unë sot jam gjallë

Autori: Gazeta inFokus
15:11 | 11 May 2022
Dëshmitarja e katërmbëdhjetë e mbrojtjes së Salih Mustafës, Teuta Hadri, ka thënë se në fshatin Zllash ka shkuar më 16 prill të vitit 1999 dhe ka qëndruar tre ditë ku ka dhënë ndihmë mjekësore për të plagosurit. Ajo i ka thënë trupit gjykues se në ditën e tretë i kanë nxjerrë të plagosurit dhe civilët nga ajo zonë për shkak të fillimit të ofensivës, ku edhe e ka takuar Salih Mustafën, të cilin në atë periudhë ajo e ka njohur vetëm si komandant Cali. Hadri ka thënë se në Zllash nuk ka pasur njerëz të ndaluar dhe as roje përreth shtëpive ku kanë qëndruar.
Dëshmitarja Hadri tha se ofensiva në atë zonë kishte filluar më 18 prill të vitit 1999.
“Ofensiva ka filluar më 18 prill, ka filluar në mëngjes dhe jemi informuar nga ushtarët, nuk kanë dalë komandantët, ata kanë bërë organizimet e veta, dhe kanë lajmëruar edhe teknikët medicinalë ‘doktoreshë të bëhemi gati se serbët po vijnë, forca të mëdha’, dhe filluan granatimet më 18 prill në mëngjes dhe ne jemi sistemuar, ushtarët në pikën e parë, neve na thanë mjekëve të dilni në pikën e dytë që kur ka të plagosur t’i tërheqim dhe t’u japim ndihmë”, ka thënë ajo.
Hadri ka thënë se në kohën e ofensivës e kishte takuar për herë të parë Salih Mustafën.
“Unë për herë të parë e kam parë një natë para ofensivës dhe ditën kryesisht si Cali e kam kuptuar ditën e ofensivës, një natë përpara vetëm si ushtar i UÇK-së i veshur si gjithë ushtarët e tjerë që merrnin pjesë aty në oborrin e shtëpisë kur kanë ecur i kemi përshëndetë si ushtarakë. Ndërsa ditën e 18, ditën e ofensivës e kam kuptuar vetëm me nofkën e tij Cali, i kam pyetur ushtarët sepse Cali ishte një komandat pedant i shkathët, ai djalë kishte lënë lirinë e vet, në vend se me ikë në Gjermani ai vinte aty me i mbrojt qytetarët, me mbrojt ushtrinë, me furnizime me ushqim me barna, krejt ato kanë qenë organizim i ushtarëve të UÇK-së. Më 18 kam pyetur kur është bërë ofensiva e madhe, kam pyetur kush është ky djalë, aty e kam kuptuar se është Cali”, ka thënë Hadri.
Tutje, Hadri ka deklaruar se në atë periudhë e kishte njohur Salih Mustafën vetëm me emrin Cali, ndërsa kur është ngritur aktakuza e ka kuptuar emrin i tij të vërtetë.
“Publikisht e falënderoj Calin dhe ushtarët e UÇK-së sepse falë tyre edhe unë sot jam gjallë, në organizmin që e kanë bërë të na mbrojtur neve, personelin e shëndetësisë, të plagosurit dhe civilët, për ndihmën që e kanë dhënë”, ka thënë ajo.
Teuta Hadri, e cila është mjeke me profesion, do të vazhdojë dëshminë e saj duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorisë.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm. /KP
Të tjera
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...
-
E ndoqi me Audi A7, dosja e prokurorisë zbulon detaje të reja për vrasjen në Ferizaj
Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajt në orët e para të mëng...
-
Profili problematik i vëllait të Butës – çfarë kishtë bërë ai në të kaluarën?
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Nis eksporti nga porti i Mariupolit, Ukraina: Pas grurit, Rusia po na vjedh dhe çelikun
Pas javësh të gjata luftimesh, më në fund ka nisur puna për eksportin e mallr...