Rozë

Habit modelja: Jetoj ende me ish-burrin, fëmijët nuk e dinë që jemi divorcuar

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 29 December 2024

Modelja britanike Christine McGuinness komentoi jetën e saj pas divorcit nga komediani Paddy McGuinness. Siç tha ajo OK! Magazine, pavarësisht divorcit ata ende jetojnë bashkë.

“Ne i kaluam Krishtlindjet së bashku sepse duam të sigurojmë që fëmijët tanë të kenë një ndjenjë stabiliteti. Ne bëjmë gjithçka me qetësi dhe pa stres, sepse shumë ndryshime mund të jenë të vështira për ta,” tha ajo, transmeton Indeksonline.

Me Paddy-n, ajo kishte dy binjakë Penelope dhe Leo dhe një vajzë Felicity, të cilat nuk e dinë që prindërit e tyre janë të divorcuar.

-Advertisement-

“Ne jetojmë së bashku për të ruajtur atë normalitet. Fëmijët tanë janë të vegjël dhe ne kemi vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për ta lehtësuar këtë situatë”, shtoi Christine. Të tre fëmijët kanë çrregullime të spektrit autik, që shumë besojnë se ka kontribuar në vendimin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera