Sport

Habit Maqedonia Veriore: Shkarkon trajnerin që i kualifikoi në Euro 2020 për ish-futbollistin e Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 27 December 2020

Robert Prosnecki është trajneri i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai do ta drejtojë skuadrën në Kampionatin Evropian “Euro 2020” në verën e ardhshme.

Mediat serbe raportojnë se konfirmimi zyrtar i këtij lajmi do të bëhet në ditët e ardhshme.

Befasia është se Maqedonia e Veriut nuk do t’i besojë trajnerit Igor Angelovski, i cili për herë të parë e kualifikoi skuadrën në një kampionat madhor.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Prosinecki ka pësuar debakël në Turqi së fundmi.

Ai e mbylli edicionin e kaluar me Kayserisporin në vendin e parafundit.

Më pas ai e drejtoi edhe Denizlipsorin, ku u shkarkua pasi fitoi vetëm pesë pikë në tetë ndeshjet e para.

Gjithashtu, ai kishte drejtuar edhe Azerbajxhanin dhe Bosnje e Hercegovinën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera