Habit Arbër Hajdari: Televotimi mund të prishet, ky banor rrezikon

Autori: Gazeta inFokus
16:34 | 22 March 2023
I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari i cili ka folur rreth banorëve të Big Brother.
I pyetur se çfarë mendon për deklaratën që ka bërë Luizi se nëse del Kiara ditën e shtunë, ai do bëjë gati valixhen dhe do dalë me të, Arbëri shprehet se Luizi i ndryshon shpesh herë deklaratat që bën brenda shtëpisë.
“E prisja, e kam thënë edhe në program që e prisja. Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën. Nuk jam dakord me deklaratat ekstreme për shkak se unë mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim ndoshta si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e Kiarës dhe Luizit.
Nga krahu tjetër Luizi është po i njëjti njeri i cili para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja dhe madje duke ia thënë dhe duke ia përsëritur edhe Kiarës për të disatën herë që unë të dua shumë, por t’i nuk e fiton, por e fitoj unë. Unë mendoj që është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatën që mendoj që edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar…”, u shpreh Hajdari.
Neada Muçaj: Pas spektaklit ai ka thënë se mund të sakrifikohet edhe Fotinia si një nga banoret që e do më shumë Kiarën dhe është më afër saj, prandaj mund të anulohet nominimi fare.
Arbër Hajdari: Tani ai është brilant për të nxjerrë histori nga hiçi. Strategjikisht brenda lojës ai krijon situata gjatë gjithë kohës.
Blendi Salaj: Çfarë lidhje ka Fotinia se nuk e kuptoj?
Arbër Hajdari: Ai ka hedhur një pretendim që mund të dalë vetë Fotinia që kështu mund të prishë televotimin.

Të tjera
-
Reagon presidenti shqiptar: Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve ser...
-
I bllokuar në zyrë, raportohet se kryetari i Leposaviqit do ta kalojë natën në objektin e komunës
Situata në veri ende nuk është qetësuar, pas tensioneve të ditëve të fundit. ...
-
Zeqiri: Nuk dalim nesër në zyre, ambasadori amerikan na qortoi
Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se nesër, e martë, nuk do të ...
-
Analisti amerikan flet për tensionet në veri: Kurti fajtor, por jo sa Vuçiq
Analisti amerikan, Edward Joseph ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, t...
-
Shefi i EULEX-it: Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë
Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i është bashkuar reagimeve të ndërkombët...
-
Gjuriq nervozohet dhe i vë “ultimatum” ndërkombëtarëve për Kurtin, pas tensioneve në veri
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka vijuar me propagandën e tij, e...
-
Muja: Dy kryetarët e komunave në veri po vazhdojnë të qëndrojnë në objektet komunale
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka njoftuar se kryet...
-
Tensionet në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. ...
-
Ngjela: Po u prek kufiri i Kosovës, SHBA bombardon përsëri Beogradin
Avokati Spartak Ngjela e cilëson presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si ...
-
Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare ta mbajë Vuçiqin përgjegjës për dhunën në veri
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës se ...
-
Situata në Veri/ Hill kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut
Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ...
-
Vuçiq u bën thirrje serbëve në Kosovë që të mos hyjnë në konflikte me NATO-n
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në ver...