Sport

Haaland zbulon objektivin me City: E urrej stresin!

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 17 January 2023

Erling Haaland është një emër që garanton gjithnjë vëmendjen maksimale dhe kjo jo vetëm kur bëhet fjalë për fushën. Së fundmi në një intervistë për “GQ Magazine”, bomber norvegjez theksoi se objektivi i tij kryesor me Manchester Cityn është të trumfojë në Champions League ndërsa shtoi se mediton shumë pasi e urren stresin.

“Do të mundohem të bëj gjithçka për të fituar trofe me Manchester Cityn dhe t’i ndryshoj “letrat” në favorin tim. Nëse plani shkon sipas parashikimit, dua të fitoj Champions League me Manchester City, ky është objektivi im. Kombëtarja? Kombëtarja ime është ajo e një vendi të vogël me 5.5 milionë banorë apo edhe më pak. Rrjedhimisht nuk jemi shumë të favorizuar ndaj të tjerëve, megjithatë unë në Kupën e Botës kam parë që kualifikohen edhe kombëtare të vogla, madje të afta për të bërë paraqitje të mëdha. Kualifikimi në Kupën e Botës së vitit 2026 është një objektiv për Norvegjinë dhe shpresoj që një ditë të shijoj ndeshje të Botërorit me fanellën e kombëtares sime.

Topi i Artë? Mendoj se është një çmim që iu intereson të gjithëve, por nuk të ndihmon nëse e mendon shumë. Nëse luan mirë së bashku me skuadrën, atëherë do të përfshihesh edhe në garën për Topin e Artë. Kështu ndodhi edhe me De Bryune që me meritë është renditur i treti. Por, e përsëris nuk është mirë të fiksohesh pas këtij çmimi.

-Advertisement-

Meditimi? Unë e urrej stresin dhe mundohem të shmang efektet e tij. Meditimi shërben për ta larguar stresin dhe për mu aka funksionuar gjithnjë”, u shpreh Haaland.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera