Sport

Haaland sulmohet nga lojtarët e Hoffenheim, pasi shënoi gol dhe nuk e respektoi ‘Fair-Play’

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 13 February 2021

Ndeshja e Bundesligës mes Borussia Dortmundit dhe Hoffenhaim, u mbyll me rezultat të barabartë 2-2.

Në fundin e ndeshjes u regjistrua një moment tensioni mes të dyja skuadrave, ku shkaktar u bë sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Gjithçka nisi te goli i barazimit në minutën e 81-të ku shënoi Haaland.

-Advertisement-

Futbollistët e Hoffenhaimit u indinjuan për faktin se Haaland nuk respektoi “fair-playn” pasi në ato momente njëri prej lojtarëve kundërshtarë ishte shtrirë në fushë i dëmtuar.

Mes të dyja ekipeve pati disa momente acarimi. Pavarësisht protestave të Hoffenhaimit, gjyqtari kryesor e konsideroi golin si të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera