Sport

Haaland “rrëzon” Mbappenë, ja 10 futbollistët me vlerën më të lartë në treg

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 15 October 2021

Erling Haaland vlen më shumë se Kylian Mbappe. Është kjo surpriza e madhe e renditjes së lojtarëve që luajnë në klubet europiane më vlerën më të lartë në treg nga KPMG Football Benchmark, një platformë interaktive që kryen analiza të thelluara të biznesit të Futbollit.

Talenti norvegjez, që tashmë është shndërruar makineri golash te Borussia e Dortmundit, ka parakaluar në këtë renditje “yllin” e PSG-së. Kartoni i Haalandit vlerësohet 144.2 milionë euro, duke zhvendosur në vendin e dytë talentin francez, cili vlerësohet 5 milionë euro më pak (139.5), pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG.

Në vendin e tretë renditet Harry Kane e pas tij Bruno Fernandes dhe Romelu Lukaku. Braziliani Neymar, tashmë 29-vjeç, ka rrëshqitur në vendin e gjashtë, për të vijuar me Frenkie de Jong, Kevin de Bruyne, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho. Interesant fakti që vetëm dy lojtarët e parë të top-10-shes, Haaland dhe Mbappe, nuk janë pjesë të Premier Leagues.

-Advertisement-

Mungojnë në grupin e lojtarëve me vlerë më të lartë të tregut Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, e kjo, kuptohet, vjen për shkak të moshës së tyre të madhe.

10 futbollistët me vlerën më të lartë

(sipas KPMG Football Benchmark)

1.Erling Braut Haaland – 144,2 milionё

2.Kylian Mbappè – 139,5 milionё

3.Harry Kane – 121,2 milionё
4.Bruno Fernandes – 118,19 milionё

5.Romelu Lukaku – 115,6 milionё

6.Neymar – 115,5 milionё

7.Frenkie de Jong – 114,3 milionё

8.Kevin De Bruyne – 112,5 milionё

9.Marcus Rashford – 110,9 milionё

10.Jadon Sancho – 110,5 milionё

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera