Haaland nuk ka dyshime për United, norvegjezi “injoron” Djajtë e Kuq/ Nuk përmbush ambiciet e tij
Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 08 April 2022
Sulmuesi më i kërkuar në Europë për momentin, Erling Haaland ka “injoruar” Manchester United. Norvegjezi ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij pasi të mbyllë eksperiencën me Borussia Dortmund, mirëpo për diçka është i qartë; Nuk do të veshë fanellën e Djajve të Kuq në sezonin pasardhës.
Haaland e sheh me shumë dyshim situatën në klubin e Manchesterit, me këta të fundit që po vuajnë të rikthehen konkurrues për trofetë më të rëndësishëm dhe ndaj për karrierën e tij sheh më të përshtatshëm një tjetër destinacion. Sipas ESPN, përfaqësues të lojtarit ia kanë bërë të qartë United vendimin dhe për të mbyllur në atë pikë çdolloj negociate.
Tashmë, në garë për bomberin janë Manchester City dhe Real Madrid, por The Citizens janë më të favorizuar në këtë garë, teksa janë të gatshëm ta shndërrojnë norvegjezin në futbollistin më të paguar në ishull. Nga ana tjetër, madrilenët kanë si objektiv kryesor Kylian Mbappe, një operacion që do t’iu kushtojë një pasuri të tërë, ndaj janë disi të limituar mbi shpenzimet për Haaland.
Prej janarit të vitit 2020, kohë kur Haaland u transferua te Dortmund nga Salzburg, sulmuesi ka shkëlqyer duke shënuar 80 gola në 83 paraqitje me verdhezinjtë, teksa ka një klauzolë prej 63 milionë paund.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























