Lajme

“Gylenistët” janë mirë

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 03 April 2018

6 shtetasit turq, të cilët janë arrestuar dhe deportuar nga Kosovë, mësohet se janë në një qendër paraburgimi në Turqi.

Ketë e kanë konfirmuar avokatët e tyre që gjendën në Kosovë.

“Ne nuk kemi informacione të shumta mbi atë se çfarë është duke ndodhur më të, pasi që ata gjendën në një qendër paraburgimi në Turqi, dhe avokatët të cilët iu janë caktuar i kanë vizituar vetëm një herë, dhe na kanë njoftuar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk po keqtrajtohen”.

-Advertisement-

Avokatet nuk kanë mundur të japin detaje të mëtutjeshme pasi që ky është i vetmi informacion qe kanë për 6 të arrestuarit, shkruan Infokusi.com

Familjarët e të të arrestuarve kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që ti zbardhë të gjitha faktet lidhur më ketë rast.

Ata kanë kërkuar të dinë se kush i ka arrestuar, si janë deportuar, në çfarë ore janë deportuar dhe si ka ardhur deri tek vendimi I arrestimit të tyre.

Avokatët po frikësohen se edhe familjareve të të arrestuarve do t’iu revokohet leje qëndrimi dhe do të depërtohen për në Turqi.

Leutrim Aliu një nga avokatët e familjareve të të arrestuarve përmes një komunikate për media ka thëne se familjarët kërkojnë që të behët një hetim parlamentare.

“Familjarët kërkojnë që të behët një hetim parlamentar i cili do të duhet të përcillej dhe të mbështetej me prova edhe nga përfaqësuesit e tyre. Përveç hetimit parlamentar, familjarët kërkojnë unanimisht që të iniciohet proceduar penale edhe të sillen para gjykatës të gjithë personat penalisht përgjegjës për gjithë atë që ka ndodhur”.

Familjarët përmes avokatëve të tyre gjithashtu kanë falënderuar qytetarët e Kosovë, organizatat si dhe mediat për përkrahjen e tyre të vazhdueshme si dhe raportimin që është bere për familjarët e tyre të arrestuar./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera