Guvernatori Mehmeti: BQK nuk do të rrisë normat e interesit për kreditë aktive
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 16 October 2022
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021.
Mehmeti, i cili ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe FMN-së, ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë globale të agresionit rus në Ukrainë.
“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha ai.
Guvernatori Mehmeti thotë se në këtë kontekst duhet parë edhe inflacioni i lartë që në gusht ishte 13.1 për qind, pasojat negative.
“Ndryshimet dinamike në nivel global janë shoqëruar me rritje të inflacionit, me ndryshim të politikave monetare, pastaj ngadalësim të rritjes botërore për arsye se pati një shkëputje të zinxhirit të furnizimit dhe të gjitha këto ndikuan në aktivitetin ekonomik në nivel të Kosovës por edhe në nivel global”, ka deklaruar ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Mehmeti nënvizoi se bashkë me pjesën më të madhe të mallrave dhe shërbimeve, Kosova importon edhe inflacionin.
“Vetëm deri në gusht, në korrik realisht kemi pasur në total importimin e mallrave dhe shërbime diku tek rreth 3.75 miliardë Euro, 2.94 miliardë Euro mallra i kemi importuar, prandaj dhe inflacionin e importojmë dhe për këtë arsye mundësia jonë për të ndikuar tek inflacioni, jo vetëm në Kosovë por edhe edhe Banka Evropiane dhe ajo amerikane, janë të vogla”, tha ai.
Mehmeti tha se edhe pse Kosova nuk importon direkt drithë nga Ukraina, fakti që 80-85 për qind e importe-eksporteve bëhet me vendet e Evropës, ndikon në mënyrë indirekte.
“Vendet e Evropës deri diku janë të ndikuara sepse importojnë rreth 40 për qind të drithërave nga Ukraina, kanë edhe lidhje të tjera tregtare dhe kjo në mënyrë inderekte ndikon edhe në Kosovë”, tha ai duke shtuar se vendi po merr masa t’i zëvendësojë ato mallra që ndikohen edhe nga shkëputjet e zinxhirit të furnizimit.
Lidhur me sektorin bankar, guvernatori tha se vazhdon të jetë i kapitalizuar mirë dhe se megjithëse në Evropë ka pasur rritje të përqindjes së normës së interesit, Kosova po përpiqet ta shmangë një gjë të tillë.
“Ne jemi duke bërë përpjekje si Bankë Qendrore, brenda mandatit tonë ligjor dhe kushtetues që të mos ketë rritje të normave të interesit në kredi”, tha ai.
Aktualisht kjo normë është 6.1 për qind.
Të tjera
-
Krasniqi: Dejona Mihaili nuk punon për Kosovën, AKI-ja e di këtë
Ish-deputeti njëherësh njëri nga financuesit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje...
-
“Nuk mundesh me vjedh pa e ditë Albini”, ish deputeti zbulon gjithcka: Martin Berishajn e kanë detyru
Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë akuza të forta ...
-
Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën kryeministër, Përlepnica dhe Gjilani mundet më mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Publikohet dëshmia e plotë e Dejona Mihalit para prokurorit, konfirmohet biseda për spastrime në KEK
Dëshmia e Dejona Mihalit në Prokurori i nxjerr zbuluar kryeministrin Albin Ku...
-
Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme në rritje në Kosovë, kërkohet marrja e masave për parandalim
Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) në Kosovë janë një sfidë seri...
-
Deklarata e Dejona Mihalit në Prokurori – pranon se në grupin në WhatsApp, Krasniqi e njoftonte edhe Kurtin për çdo tender e çdo kompani
Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejo...
-
Kërkesa për hetim të ish- Prokurorit Jack Smith, Behrami thotë se ka marrë përgjigje nga Kongresmeni Self
Artan Behrami, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka bërë...
-
Ganimete Musliu: Kam qenë gjithmonë zëri që flet kur të tjerët heshtin, por për këtë më kanë sulmuar
Përmes një video-materiali, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganim...
-
Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?
Chatbot-it të DeepSeek AI “i lidhet gjuha” kur pyetet për çështje që konsider...
-
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një vid...
-
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan...
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...