Lajme

Guvernatori i BQK-së: Sektori bankar nga viti 2018 ka rritje të aseteve për 2.6 miliardë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 27 March 2023

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në përfundim të mandatit të tij ka folur për performancën e këtij institucioni që nga vitit 2018.

Mehmeti tha se në vitin 2022, rezultati financiar i BQK-së ishte pozitiv, me rreth 8 milionë euro, teksa shtoi se sektori bankar në vend ka shënuar rritje të vazhdueshme si në aktivitet ashtu edhe në numër të institucioneve.

“Nga 10 banka sa ishin në vitin 2018, sot i kemi 12 banka. Sektori bankar nga viti 2018-2022 ka arritur të ketë rritje të aseteve për 2.6 miliardë euro, apo 61.6%. Vlera totale e aseteve në fund të vitit 2022 ishte 6.76 miliardë euro, nga 4.18 miliardë sa ishte në fund të vitit 2018”, është shprehur Mehmeti, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se rritja e aseteve në sketorin bankar rezultoi edhe me rritjen e protfolios kreditore, ku në dhjetor të vitit 2022 kapi vlerën prej 4.35 miliardë euro, nga 2.75 miliardë sa ishte në vitin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera