Fokus

Guvernatori i BQK-së merr mbështetje nga homologu gjerman

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 29 May 2018

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë vizitës zyrtare në Bonn dhe Frankfurt ka takuar presidentin e Autoritetit Federal Mbikëqyrës Financiar (BaFin), Felix Hufeld dhe sipas njoftimit për media ka marrë mbështetjen e tij për avancimin e mëtejshëm të sistemit bankar në Kosovë.

Bëhet e ditur se guvernatori Mehmeti e informoi presidentin e BaFin, Hufeld, lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar në përgjithësi dhe sektorin bankar në veçanti.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu shprehu falënderimet për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që BaFin dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

-Advertisement-

Presidenti i BaFin, Hufeld e siguroi atë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë mes të dy auroriteteve.

Në ditët në vijim, Guvernatori Mehmeti do të ketë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të BundesBank-ës dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera