Guterres: Njerëzimi po shkon drejt ferrit klimatik, duhet të veprojmë!
Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 08 November 2022
Njerëzimi është në një “rrugë që të çon drejt ferrit klimatik”, ky ishte paralajmërimi i frikshëm dhe shqetësues që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, bëri para qindra liderëve botërorë në samitin e klimës në Egjipt.
“Ne jemi në luftën e jetës tonë dhe po humbasim… planeti ynë po i afrohet me shpejtësi pikave alarmuese që do ta bëjnë kaosin klimatik të pakthyeshëm, kjo pasi emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten, e temperaturat globale po ashtu”.
Guterres tha se bota po përballet me një zgjedhje të ashpër gjatë dy javëve të ardhshme të bisedimeve: ose vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim të punojnë së bashku për të bërë një “pakt historik” që do të reduktonte emetimet e gazeve serrë – ose dështimi i tyre në të kundërt do të rezultonte në katastrofë.
Sipas tij bota ka të gjitha mjetet e nevojshme për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, në energjinë e pastër dhe teknologjinë me karbon të ulët, por duhet veprim emergjent.
Më shumë se 100 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota u mblodhën në resortin egjiptian të Sharm El-Sheikh të hënën për dy ditë takimesh me dyer të mbyllura dhe ngjarje publike për të diskutuar krizën klimatike.
Nga e mërkura, liderët botërorë do t’ua dorëzojnë zyrtarëve dhe ministrave për pjesën tjetër të dy javëve të bisedimeve. Megjithatë, samiti premton të jetë i ngarkuar dhe i vështirë, me pak mundësi për një përparim.
Të tjera
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...