Lajme

Guterres kërkon nga Suu Kyi të ndalohet dhuna kundër myslimanëve

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 18 September 2017

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ka “shansin e fundit” për të ndaluar krizën në vendin e saj, e cila ka bërë që mbi 400,000 myslimanë Rohingya të ikin në Bangladesh.

“Pres që udhëheqësja e vendit të jetë në gjendje ta ndryshojë situatën. Ajo e ka shansin, të fundit sipas mendimit tim, për të bërë një gjë të tillë”, tha Guterres për BBC-në.

Mianmari, i njohur edhe si Birmani, dhe Suu Kyi, laureate e Çmimit Nobel për Paqe, po përballen me kritika nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të trajtimit të myslimanëve në vend, sidomos në shtetin me shumicë budiste, Rakhine.

-Advertisement-

Dhuna në Rakhine ka nisur në fund të muajit të kaluar.

Refugjatët akuzojnë forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre, ndërsa Qeveria thotë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht. /Rel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera