Gucati: Të mërkurën shfuqizohet Specialja, kemi mbështetjen edhe të LDK-së
Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 13 January 2018
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet të mërkurën pritet të përcillet me tensione pasi kryesia do të vendos nëse do ta procedoj për seancë, shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
I bindur për procedimin dhe shfuqizimin e Speciales është shprehur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare (OVL-UÇK), Hysni Gucati.
Gucati për Indeksonline ka thënë se të mërkurën sipas informacioneve të tij do të shfuqizohet Gjykata Speciale nga deputetët e Kuvendit, prej të cilëve ata kanë marr përkrahje.
Madje ai thotë se OVL ka përkrahjen edhe të deputeteve të LDK-së, emrat e të cilëve i din por nuk dëshiron t’i bëjë publik.
“Unë besoj se të mërkurën do të hyjë në rend dite ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Na besojmë që kemi mbështetje prej deputetëve të gjitha partive. E edhe prej deputetëve të LDK-së, kjo është shumë e vërtetë ne kemi biseduar
edhe kem përkrahje edhe prej tyre. Ne jemi në gjendje në momentin që Ismet Beqiri që thotë që nuk është e vërtetë, na i thojmë lë ta kontrollon shpinë e tani le të fletë. Sepse na kem përkrahje edhe prej tyre, nuk kam nevojë me përmend emra por nëse është nevoja ja përmendim edhe atyre deputetëve që kemi bisedu dhe kem marrë përkrahje” ka thënë Gucati.
Gucati thotë se pavarësisht që ka shkruar letër Kadri Veseli për Specialen e pavarësisht presionit të diplomatëve nga BE mbi deputet e Kosovës, ata nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga shfuqizimi i gjykatës.
Sipas tij, vetëm një deputet e ka tërhequr nënshkrimin, të tjerët jo.
“Organizata e Veteranëve nuk e ka ndërmend me u kthy prapa, peticionin e kemi dërguar, ne ju kem jep një shans deputetëve që ta përmirësojnë gabimin e institucioneve të Kosovës sepse unë e di që kanë ardhë emisarë Gjerman edhe Francez janë të cilët janë duke bërë trysni në deputetët që ti tërheqin nënshkrimet, por deri në këto momente dhe në bazë të informacioneve vetëm një deputet e ka heq nënshkrimin e tjerët jo” ka shtuar kryetari Gucati për Indeksonline.
Tutje, ai është shprehur se ata janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo gjykate tjetër që gjykon të dyja palët, serbe e shqiptare, por jo një gjykate të padrejtë si kjo specialja e huaj.
“Unë kam biseduar me do këshilltar të diplomatëve të BE-së dhe i kemi thënë se cili vend në botë e pranon këtë gjykatë. Asnjë..!. Është e padrejtë, pasi kjo ka shkel të gjitha konventat ndërkombëtare. Ne nuk po i ikim drejtësisë, kemi luftuar , i dalim përballë çdo gjykatë dhe drejtësia të vendos, por kjo të jetë gjykatë speciale vendore, që është e dyanshme dhe gjykon dy palët, serbet e shqiptaret. Krimi është krim, nuk ka etni. Ne nuk e kemi ndërmend t’i ndalojmë qëndrimet e tona, do të mbajmë edhe mbledhje urgjente të martën ose të hënën dhe do të bisedojmë për hapa të mëtutjeshëm” është shprehur në fund Gucati.
Kujtojmë që Bashkimi Europian i ka bërë thirrje deputetëve që iniciuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale me anë të një nisme në Kuvend, që të tërhiqen nga kjo iniciativë. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar n ga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë dhe krerët e misioneve të BE-së në Kosovë thuhet se çdo përpjekje për shfuqizimin e kësaj gjykate do t’i dëmtonte rëndë raportet e Kosovës me BE-në.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...