Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 25 December 2024
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai e ka mashtruar popullin dhe organizatat e dala nga lufta me premtime të rreme.
Gucati ka theksuar se Kurti kishte qëndruar në zyrën e tij disa muaj para arrestimit dhe i kishte premtuar se, si kryeministër, asnjë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk do të përballej me Gjykatën Speciale.
Ai ka shprehur shqetësimin se Kurti, si kryeministër, nuk ka dhënë asnjë mbështetje për shoqatat e dala nga lufta, duke e quajtur këtë një tradhti ndaj luftëtarëve.
“Kurti ka qenë në zyrën time dhe më ka rrejtur në zyrën time katër muaj ose pesë pa u arrestuar. E kam fotografinë, kam dëshmitarë, kur Albin Kurti më thotë që nëse unë vijë si kryeministër asnjë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do t’i përgjigjet Gjykatës Speciale, kam dëshmitar edhe katër burrat të tjerë. Kurtin nuk dua ta shoh në pushtet për rrenat dhe mashtrime që ia ka bërë këtij populli dhe neve si organizatë. Kurti asnjë cent nuk i ka dhënë për shoqatat e dala nga lufta”, ka deklaruar Gucati në RTV Dukagjini.
Në lidhje me statusin e Kurtit si veteran, Gucati ka deklaruar se Kurti nuk ka librezë të veteranit.
“Jo, nuk ka librezë të veteranit, ka pasur kërkesë, është pranuar si veteran i luftës, është veteran fallc i luftës. I vetmi njeri që e njoh si veteran fallc është Albin Kurti. Është i burgosur, peng lufte, nuk është i burgosur politik që i thotë vetit, është gënjeshtër e madhe, është marr peng si plotë qytetarë tjerë, ku ka qenë edhe daja im edhe axha im, ata nuk janë veteran vetëm pse ka qenë në burg”, ka deklaruar ai.
Gucati ka theksuar se Kurtin nuk e dëshiron në pushtet “për shkak të gënjeshtrave dhe mashtrimeve që ai ka bërë ndaj popullit dhe luftëtarëve të UÇK-së”.
Të tjera
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...
-
KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje nga ora 13:30. ...
-
Tahiri: Kurti po e turpëron shtetin e Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...