Lajme

Guatemalë, kërkime të dëshpëruara për të mbijetuar pas vullkanit

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 05 June 2018

Trupa ushtarake po ndihmojnë zjarrfikësit në përpjekjet e dëshpëruara të kërkimit për të mbijetuar, pas shpërthimit vullkanik në Guatemalë që shkatërroi fshatra të tëra me lumenj llave e gurë të përvëluar.

Bilanci i vdekjeve tani ka mbërritur në 69 – thonë zyrtarët vendas. – Nga 15 personat e shtruar në spital, 12 janë fëmijë, disa prej të cilëve kanë në trup djegie shumë të rënda.

Reja e hirit vullkanik është shtuar ndjeshëm dhe erërat po e shtyjnë edhe më larg. Shpërthimi që e lëshoi hirin në një lartësi prej 10 km, për momentin është shuar, thonë vullkanologët, që shpjeguan se energjia e vullkanit ka rënë ndjeshëm.

-Advertisement-

Por dëmi i bërë ishte i tmerrshëm. Përzierje gazi tejet të nxehtë me substanca vullkanike zbritën me shpejtësi shpateve të zonave përreth, duke zënë në çark komunitete si El Rodeo dhe San Miguel Los Lotes. Situata apokaliptike preku më shumë se 1.7 milionë vetë.

Pasojat e saj detyruan presidentin Jimmy Morales të shpallte tri ditë zie kombëtare.

“Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, nuk arritën të shpëtonin të gjithë”, tha një e mbijetuar, Consuelo Hernandez. “Njerëzit u varrosën atje. Pamë llavën të rrëshqiste në fushat me misër dhe nisëm të vraponim drejt kodrës më të afërt”.

Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë shpërthimi të ri, ndërsa banorët janë paralajmëruar të bëjnë kujdes nga rrëshqitjet e dheut, që mund të përmbajnë material vullkanik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera