Sport

Guardiola, trajneri i nëntorit

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 16 Dhjetor 2017

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është zgjedhur trajneri i muajit nëntor në ligën angleze. Manchester City qëndron në krye të tabelës së Premierligës me 11 pikë më shumë sesa vendi i dytë, pas një fillimi të jashtëzakonshëm këtë edicion.

Lideri i ligës angleze e kishte filluar muajin e kaluar me fitoren 3:1 kundër Arsenalit, ndërsa më pas kishin triumfuar 2:0 ndaj Leicesterit.

Gjithashtu shënoi fitore me rezultatin e ngushtë 2:1 në takimet kundër Huddersfieldit dhe Southamptonit. Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe Barcelonës e fitoi këtë çmim përballë Sean Dyche të Burnleyt, Jurgen Klopp të Liverpoolit, Jose Mourinho të Manchester Unitedit dhe Arsene Wenger të Arsenalit, që ishin të nominuar për këtë çmim.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy