Sport

Guardiola sugjeron protestë të lojtarëve në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 24 December 2021

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka thënë që lojtarët dhe trajnerët duhet të konsiderojnë të protestojnë për shëndetin e lojtarëve, në mënyrë që autoritetet ta marrin këtë gjë seriozisht.

Pavarësisht rasteve të shumta me Covid-19 në Premier Ligë, klubet angleze do të kenë nga tre ndeshje të parapara për tu zhvilluar gjatë periudhës së festave të fundvitit, përcjell KosovaPress.

Guardiola sugjeroi që si pasojë e kësaj lojtarët dhe trajnerët duhet të protestojnë, për të kërkuar një orar më të lehtë të ndeshjeve.

-Advertisement-

“A duhet që lojtarët dhe trajnerët të bashkohen dhe të protestojnë? Kjo gjë nuk do të zgjidhet vetëm me fjalë. Për FIFA-n, Premier Ligën dhe televizionet, biznesi është më i rëndësishëm se shëndeti”, tha Guardiola.

“Nuk po them që ekziston një arsye për të protestuar. Njerëzit kërkojnë Botërorin, garat evropiane, dy ndeshje në gjysmëfinale të Carabao Cup, FA Cup dhe Premier Ligën angleze. Më shumë e më shumë ndeshje dhe sa më pak pushim. Lojtarëve iu duhet pushim. Atyre iu duhet të pushojnë për dy deri në tri javë. A do të flasim pastaj për shëndetin e lojtarëve në atë moment? Jo. Ky është një problem”, shtoi trajneri i Manchester Cityt.

Këtë mendim të Guardiolas e ka përkrahur shefi ekzekutiv i Asociacionit të Futbollistëve Profesionistë (PFA) Maheta Molango, i cili tha që ky problem duhet të merret seriozisht dhe se lojtarët mund ta zgjidhin atë nëse qëndrojnë të bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera