Sport

Guardiola reagon për festën e ‘çmendur’ të Jurgen Klopp

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 04 December 2018

Pep Guardiola ka mbrojtur rivalin për titull, Jurgen Klopp, pasi ky i fundit doli duke vrapuar në fushën e lojës pas golit të fitores të shënuar nga Liverpooli në sekondat e fundit ndaj Everton ditën e shtunë.

FA e ka akuzuar Klopp për sjellje anti-sportive, pasi është rrëmbyer nga emocionet në momentin e golit të Divock Origit në minutën e gjashtë shtesë.

Ai është futur me vrull në fushë duke festuar golin me portierin Alisson, dhe tani mund të dënohet nga FA.

-Advertisement-

Guardiola ka kaluar një incident të ngjashëm gati 12 muaj më parë, ditën kur Raheem Sterling shënoi golin e fitores në kohën shtesë ndaj Southampton.

“Edhe unë e kam bërë, ndaj Southampton, ka shumë emocione në ato momente”, shprehet Guardiola.

“E di që kur e bëra nuk isha i lumtur me veten time më pas, kështu që e kuptoj Kloppin. Por ndonjëherë ndodh në një ndeshje emocionuese”, theksoi tekniku spanjoll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera