Sport

Guardiola në Gjermani, ia propozon këtë trajner Bayernit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 04 October 2017

Pep Guardiola u takua me presidentin e Bayern Munchen Uli Hoeness, në një restaurant italian në Gjermani, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave gjermane, Guardiola ia ka propozuar një super trajner klubit gjerman, kjo e fundit shkarkoi nga detyra italianin, Carlo Ancelotti.

Guardiola është shokë i ngushtë me Thomas Tuchel, prandaj ia ka propozuar ish-teknikun e Borussia Dortmundit kampionit të Bundesligas.

-Advertisement-

Tuchel është pa klub qysh bre largimit të tij nga Dortmundi. Edhe pse kishte shumë spekulime se mund ta merr drejtim e ndonjë skuadre angleze, gjermani preferon më shumë Bundesligan.

Siç duket Uli Hoeness ka rënë dakord me idenë e menaxherit të Manchester Cityt, dhe pritet që së shpejti të merret vendimi.

Ta kujtojmë një koment të Pepit për Tuchel në vitin 2016: “Ai është një top, një super trajner, një trajner i lartë. Ndoshta më i miri në botë”.

Në anën tjetër, mediat spanjolle thonë se ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique (47-vjeçari) është kontaktuar nga FC Bayern./IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera