Sport

Guardiola mund vetëveten, tjetër rekord te City

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 28 December 2017

Pep Guardiola regjistron rekordin e radhës. Me fitoren 1-0 që Manchester City arriti në St. James’s Park përballë Newcastle, trajneri kaloi edhe vetëveten.Suksesi i 18 radhazi në Premier League, me “citizens” që ende nuk e njohin humbjen në 20 ndeshje të kampionatit.

Pas fitores në javën e parë dhe barazimit me Evertonin në të dytën, nisi seria e pabesueshme e dominimit, që në fillim dukej sa e jashtëzakonshme aq edhe e parealizueshme. Manchester City ka humbur vetëm 2 nga 60 pikët e mundshme që kishte në dispozicion. Ky është starti më i mirë në historinë e pesë ligave më të mëdha europiane.

Një ecuri me të cilën Guardiola e kaloi vetëveten. Në kuptimin e plot të fjalës, pasi në sezonin 2013-2014 Pep e udhëhoqi Bayernin në 18 fitore dhe 2 barazime në 20 javët e para të Bundesligës. Ecuri që dukej thuajse e pamundur të përsëritej. Megjithatë, trajneri katalan nuk e frenua me aq, pasi e përmirësoi rekordin, duke i perfeksionuar skuadrat e tij që dhurojnë spektakël në fushë dhe nuk kanë rivalë në rezultate.

-Advertisement-

18 fitoret radhazi janë një rekord absolut në futbollin anglez, megjithatë Guardiolës i ka mbetur një tjetër primat për të barazuar dhe thyer me Manchester City-n. Rekordi lidhet me ecurinë prej 19 fitoreve radhazi, më e gjata në historinë e klubeve europiane, nga periudha kur pikërisht Pep drejtonte Bayernin. Megjithatë, për trajnerin duket se nuk ka limite dhe rekorde që nuk mund të thyhen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera