Guardiola: Ky sezon do të jetë më i vështiri për City
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 12 August 2018
Trajneri Pep Guardiola beson se ky sezon ka për të qenë shumë më i vështirë për skuadrën e Manchester City, pasi dominoi vitin e kaluar në Premier League, duke vendosur edhe shumë rekord.
Spanjolli beson se këtë vit konkurrenca do të jetë më e madhe edhe pse sezoni 2018-2019 nisi me një triumf për “qytetarët”, që mundën 2-0 Chelsea në finalen e Community Shield. Këtë vit, skuadra e City ka ruajtur fizionominë e një viti më parë dhe ka kryer disa përforcime, pa shpenzuar shumë, ndaj për Guardiola ky sezon do të jetë më i vështirë.
Duke folur para debutimit në Premier League ndaj Arsenal, trajneri i kampionëve të Anglisë tha: “Unë besoj se jemi ende skuadra më e mirë në Premier, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë, por ne nuk do të luajmë ndaj vetes tonë. Ka shumë skuadra që pretendojnë për titullin, ndaj nuk ka për të qenë aspak e lehtë, përkundrazi, do të jetë e vështirë të rikonfirmohemi kampionë. Unë dhe skuadra ime do të japim maksimumin në fushë, por besoj se rivalët tanë do të bëjnë më shumë krahasuar se një vit më parë”, tha Guardiola, që pret më shumë nga rivalët.
“Ne mund të jemi një shkallë më lart se vjet, por po ashtu edhe rivalët tanë, pasi jo çdo gjë varet nga ne. Vjet ne patëm një rrugëtim të lehtë, pasi diferenca me rivalët ishte e madhe, por këtë sezon gjërat do të jenë ndryshe. Pavarësisht kësaj, ne di dimë limitet tona, dimë se çfarë duam. Të përsëritim rekordet e vjetshme është e vështirë, por kjo gjë na tërheq për të bërë edhe më mirë. Rivalët tanë janë përforcuar ndjeshëm, ndaj duhet të jemi inteligjentë në fushë”, tha Guardiola.
Të tjera
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...