Sport

Guardiola kishte kërkuar tre lojtarët e tij edhe gjatë kohës së tij te Bayerni

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 15 Shtator 2017

Mediumet gjermane kanë zbuluar se treshja e Manchester Cityt, Leroy Sane, Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan ishin nënshkrimet personale të Pep Guardiolas, pasi i kërkoi edhe gjatë kohës së tij te Bayern Munich.

Të tre lojtarët në fjalë u bashkuan me ‘Qytetarët’ nga skuadra gjermane të Bundesligas, duke qenë të shikuar nga afër nga Guardiola gjatë kohës së tij me Bavarezët.

Sipas magazinës gjermane Zeitmagazin, Guardiola ishte gjithmonë i vendosur për të punuar me treshen de Bruyne-Gundogan-Sane – pavarësisht se ku përfundon ai.

-Advertisement-

de Bruyne dhe Sane

Në të vërtetë, nëse ai kishte mbetur me Bayern Munich, Guardiola do të kishte këmbëngulur që drejtuesit e klubit të nënshkruajnë me tre mesfushorët.

Trajneri katalunase nuk kishte asnjë dyshim se ai do ta mbante Bayernin në krye të Bundesligas dhe konkurrencës në Ligën e Kampionëve, duke nënshkruar me treshen në fjalë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy