Sport

Guardiola: Këto skuadra do të luftojnë për titull

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 02 Tetor 2017

Sipas Guardiolas, Tottenhami, Chelsea, City e Unitedi – janë katër skuadrat që do të luftojnë për titull këtë edicion në Premierligë.

Pep Guardiola ka lavdëruar Tottenhamin që e quan “ekipi i Harry Kane” dhe beson se janë rivalët e tyre për titull këtë sezon, së bashku me Manchester Unitedin e Jose Murinhos e Chelsean e Antonio Contes.

“Chelsea sezonin e kaluar fitoi 15 ndeshje me radhë, ndërsa këtë edicion po kanë më shumë probleme për shkak se po luajnë çdo tre ditë dhe kjo është më e komplikuar për çdo ekip”, tha Guardiola.

“Këtu kemi gjithashtu Manchester Unitedin që tani lirisht mund të themi se ky është Unitedi i Mourinhos, skuadër të cilën e donte ai. Fitojnë duelet, janë të shpejtë, të mirë me kundërsulme. Tashmë kanë bindur se mund të arrijnë gjëra të mëdha këtë sezon. Po ashtu kemi ekipin e Harry Kane”, u përgjigj më tej Guardiola kur u pyet për favoritët në Premierligë për titull.

-Advertisement-

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy