Sport

Guardiola: Jemi favoritë, por tani është më e vështirë të fitosh titullin

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 20 August 2024

Asnjë klub në histori nuk e ka fituar Ligën Premiere pesë vjet radhazi. Por, ky tani është synimi kryesor i Cityt dhe Pep Guardiolës.

Trajneri i Manchester Cityt e ka pranuar se po bëhet gjithnjë e më vështirë të fitohet titulli në Ligën Premiere, por e pranoi se skuadra e tij është favorite edhe këtë vit.

“E pranoj që jemi favoritë, jam pajtuar me këtë. Por unë e di se çfarë të bëj. Duhet të fitojmë pikë për pikë, të fitojmë ndeshje pas ndeshje, por kjo bëhet më e vështirë çdo sezon”, tha Guardiola.

-Advertisement-

Manchester City filloi mbrojtjen e titullit të Ligës Premiere me fitoren 0-2 në stadiumin e Chelseat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera