Guardiola e kundërshton Premierligën, e mbështet pavarësimin e Katalonisë nga Spanja

Autori: Gazeta inFokus
18:55 | 06 September 2018
Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka postuar një video, ku i ka mbështetur lojtarët e golfit, përfshirë këtu edhe Tiger Woodsin të cilët i kanë mbajtur fjongot e verdha në kapelat e tyre gjatë një turneu të golfit.
Ai e ka lidhur këtë gjë me fjongon e verdhë që e mbajnë disa persona në Spanjë, si dhe ai, për ta mbështetur referendumin e Katalonisë për pavarësim nga Spanja.
Sezonin e kaluar, edhe ai e kishte mbajtur fjongon e verdhë gjatë ndeshjeve të Premierligës, përkundër gjobave që kishte marrë nga Federata e Futbollit të Anglisë, pasi që dëshironte ta shfaqte mbështetjen e tij për politikanët katalonas. Federata i kishte arsyetuar dënimet duke thënë se një trajner nuk duhet të përpiqet të ndikojë në preferencat politike të tifozëve.
47-vjeçari i ka mbështetur lojtarët profesionistë të golfit, të cilët kishin mbajtur fjongon e verdhë në kapelat e tyre për ta mbështetur australianin Jarrod Lylen, i cili tani po ballafaqohet me sëmundjen e gjakut, leukeminë.
“Para disa javëve, lojtarët më të mirë të golfit, përfshirë këtu edhe Tiger Woodsin, luajtën në një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjatë gjithë turneut, ata mbajtën një fjongo të verdhë në kapelat e tyre”, thotë Guardiola në një video të postuar në rrjetet sociale.
“Qëllimi ishte për ta mbështetur Jarrod Lylen, i cili është duke u përballur me sëmundjen e leukemisë. Lojtarët e veshën atë për të qenë afër Jarrodit dhe familjes së tij dhe ata treguan se çfarë roli ka njerëzia në botë”.
“Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Kataloni gjatë muajve të fundit, ku mijëra e mijëra njerëz kanë mbajtur një fjongo të verdhë për t’u treguar të njerëzishëm drejt qytetarëve të shumtë të cilët janë burgosur vetëm për shkak se i mbrojtën idealet e tyre”.
“Për ju që jeni në Kataloni më 11 shtator, ju falënderojmë shumë për mbështetjen tuaj”.
Gjatë muajve të fundit, ish-trajneri i Barcelonës, ka qenë mjaft i zëshëm për pavarësimin e Katalonisë nga Spanja. Ai e kishte mbajtur edhe sezonin e kaluar një fjongo të verdhe, por për këtë gjë ishte gjobitur nga Premierliga.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...