Sport

Guardiola e kritikon Mourinhon teksa e lavdëron Tottenhamin dhe Chelsean

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 15 December 2017

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka kritikuar homologun e tij të Unitedit, Jose Mourinhon, gjersa e ka lavdëruar skuadrën e Tottenhamit.
City është duke fluturuar në vendin e parë në renditjen tabelore të Premier Ligës, me 11 pikë para Manchester Unitedit, pasi ka shënuar 16 fitore në 17 ndeshje, transmeton Express.

Skuadra e Guardiolas e pret Tottenhamin të shtunën dhe fitorja e mundshme do ta vendoste Cityn 21 pikë para Spursave në tabelë.

Derisa i lavdëroi lojtarët e Mauricio Pochettinos dhe Antonio Contes, Guardiola e kritikoi Mourinhon dhe Unitedin, sipas Mirror.

-Advertisement-

“Mendoj se Tottenham, bashkë me Chelsea, janë ekipet më të mira që duan të luajnë futboll. Ata nuk i presin tjetër të luajnë, duan ta luajnë lojën e tyre. Për ne do të jetë një test tjetër i mahnitshëm [ndeshja ndaj Tottenham] pas asaj ndaj Swansea”, ka thënë Guardiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera