Sport

Guardiola drejt Italisë? Ja çfarë thotë katalanasi

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 06 November 2019

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për mundësinë që në të ardhmen të drejtojë ndonjë skuadër në Itali.

Si lojtar, Guardiola ka mbrojtur fanellën e Brescias dhe Romës dhe rikthimi i tij në kampionatin italian si trajner mbetet një hipotezë e mundshme.

Mirëpo, para ndeshjes kundër Atalantas, tekniku spanjoll ka thënë se nuk është duke e menduar këtë gjë, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Nuk e di, jam i lumtur në Manchester”, deklaroi ai.

Së fundmi, mediat raportuan për një afrim të mundshëm të Guardiolës me skuadrën e Milanit, ekip ky që po kalon në një periudhë të vështirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera