Lajme

Grupi për Badovcin organizon aksion për pastrimin e liqenit

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 21 January 2020

Mbi 25 mijë anëtarë u bashkuan në një grup të vetëm.

Këta për qëllim e kanë mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, iniciativë kjo që filloi kur u publikua një projekt për të ndërtuar një lagje skaj Liqenit, shkruan gazeta inFokus.

E kështu, ky grup ka nisë edhe një iniciativë tjetër, pastrimin e Liqenit.

-Advertisement-

“Niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka ra drastikisht, dhe kjo ka bërë që tonelata të tëra mbeturinash të ndryshme nga materiale të ndryshme, të dalin në sipërfaqe, konkretisht brigjeve tani më të thata të liqenit, që dikur ishin me ujë, dhe që pas një kohe prap do të mbushen me ujë, kur niveli i ujit të kthehet në suaza normale (në pranverë ), pas rreshjeve dhe akumulimeve nga bora”, thuhet në njoftim.

“Kjo ramje drastike e nivelit të ujit, në njëfar forme është thirrje për ne që ti dalim në ndihmë Badovcit dhe ta pastrojmë, e këtë e kemi obligim qytetar, njerëzor, ngase nga aj furnizohemi me ujë, dhe e kemi resurs të rëndësishëm edhe për nevoja dhe aktivitete tjera”.

E aksioni vullnetar për pastrimin e liqenit është planifikuar të mbahet me datë 26 janar në ora 10, ku do të takohen tek kthesa e rrugës për tek parku i arnijëve në liqe tek hapësira për parking, shkruan gazeta inFokus.

“Në bashkëveprim me personat përgjegjës për mbikqyrrjen e Liqenit të Badovcit (Milaim Vitin), kemi arritur që të sigurojmë përkrahjen e Hortikulturës dhe Ujësjellësit Regjional Prishtina, ndërsa kemi siguruar për akcionin edhe:

  1. Thasë najlloni për mbeturina
  2. Dorza higjienike për pastrim
  3. Ujë të pijshëm për pjesëmarrësit
  4. Përkrahje me traktor për bartjen e mbeturinave
  5. Barka motorike për bartjen e grupeve nëpër lokacione të caktuara brenda liqenit ku do të zhvillohet akcioni (akcionin do ta zhvillojmë edhe nga pjesa e Zllatarit edhe nga pjesa e parkut të arinjëve nëse ka numër të madhë të vullnetarëve).

– Transporti duhet të bëhet në forma vetanake meqenëse nuk kemi mundësi ndryshe, përveq nëse pas këtij publikimi na ofrohet ndonjë mundësi tjetër vullnetare, e për qka do të njoftoheni në grup.

Mbathni cokulla apo këpucë ma të thella, merrni ushqime me vete, për vete”, është njoftimi i tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera