Grupi “me kryeministrin” nis linçimet, deputetja e VV-së në përkrahje të tyre
Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 01 December 2021
Tjetër grup në facebook i ashtuquajtur “me kryeministrin”, ka filluar linçimet ndaj mediave. Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, i ka dalë në përkrahje këtyre linçimeve brenda grupit.
Fitore Pacolli përmes një shkrimi në facebook ¸akuzoi mediat se kanë punuar që ky grup të mbyllet. Gjithashtu, Pacolli e reklamoi pak grupin e ri i cili është rihapur.
“Vajzat dhe djemët që krijuan grupin #meKryeministrin arritën ti bëjnë disa nga portalet të shkruajnë për ta në çdo të dytin postim e të festojnë sepse paskan arritur t’ia mbyllin grupin. Por, Grupi i ri “me Kryeministrin” paska vendosur të kthehet fuqishëm. Për pak orë iu paskan bashkëngjitur mbi 10.000 ndjekës”, shkruan Pacolli.
Ndërsa Berna Ibrahimi, një ndër administratorët e këtij grupi, ka shkruar aty duke thënë se për mbylljen e grupit paraprak janë gëzuar ish-regjimi, duke përmendur edhe media e gazetar.
Grupi në Facebook, “Me Kryeministrin”, ku ishin mbledhur mbi 300 mijë mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, tani nuk gjendet më askund.
Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, që ishte njëri nga administratorët e këtij grupi, nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës Express rreth kësaj çështjeje.
Ai e mban ende në profilin e tij në Facebook linkun e grupit, i cili aktualisht nuk hapet.
Sipas Facebook-ut, ky grup nuk është i disponueshëm momentalisht pasi krijuesit mund ta kenë ndarë atë vetëm me një grup të vogël njerëzish ose është fshirë tërësisht.
Të hënën, një grup i ri, i quajtur po njësoj, “meKryeministrin”, u hap.
Grupin e ri e ka krijuar po Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së LVV-së dhe ka shtatë anëtarë.
Grupi i madh “Me Kryeministrin” u krijua si shenjë revolte pas rënies së Qeverisë Kurti 1.
Aty është bërë fushatë e veçantë kundër gazetarëve dhe kujtdo që e kundërshtonte kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Kolegji i Komisionerëve evropianë e pati theksuar çështjen e linçimit të gazetarëve në Raportin e Progresit për këtë vit.
Në pjesën ku flitej për lirinë e mediave, në Raportin e Progresit, thuhej:
“Megjithatë mbetet shqetësim fushata kërcënuese dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve.”/Express/
Të tjera
-
Aksident tragjik në Dragash, humb jetën nëna 42 vjeçare dhe e bija 3 vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dragash ku kanë humbur jetën një nënë së b...
-
Presidenti Biden me Emisar Special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar s...
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...
-
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për ko...
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...
-
Popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gja...
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...
-
Kosovari plἀgos me thiḳë gruan e tij në Austri
Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gru...
-
Ish-ushtaraku kapet duke spiunuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Si rezultat i një operacioni special, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës arresto...
-
Edward Joseph: Biden duhet të emëroj emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Javën e kaluar në spitalin e Pejës u lindën 14 djem e 10 vajza
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar në këtë spital u...