Lajme

Gruevski duhet të mësojë nga Vuçiq si të kujdeset kur i alivanosen mbështetësit (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 06 September 2017

Nikolla Gruevski dje kishte konferencë për shtyp në lidhje me 100 ditëshin e qeverisë së Maqedonisë duke thënë se qeveria nuk ka bërë asgjë dhe se në konferencën për të shfaqur rezultate ata vazhduan me premtime.

Por ngjarjet pas shpinës së Gruevskit e eklipsuan përmbajtjen e konferencës.

Një mbështetës i tij nga Forumi Rinor i partisë ndjehej keq dhe u alivanos përderisa Gruevski fliste para kamerave. Krejt kjo u pa në transmetimin drejtëpërdrejtë të TV Nova, televizion që njihet si i afërt i partisë që Gruevski drejton, OBRM-PDUKM. I riu u ngrit përsëri por me një shfaqje serioze në fytyrë ku dukej shqetësim serioz, njofton Telegrafi Maqedoni.

-Advertisement-

Gruevski as nuk u mundua që të kujdeset për mbështetësin e tij dhe me gjakftohtësi e vazhdoi fjalimin e tij.

Sigurisht ju kujtohet një ngjarje e njejtë kur, tashmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në studion e ”Happy TV” në Serbi, para zgjedhjeve presidenciale e ndërpreu intervistën dhe u afrua tek mbështetësi i tij për t’i ofruar ndihmë. Vuçiq i huazoi edhe ujin e tij për t’i kthyer gjendjen vitale duke e freskuar mbështetësin e alivanosur pas krahëve të tij.

Edhe Gruevski u kujdes për të riun që u alivanos gjatë konferencës për shtyp, por disa orë më pas duke shkruar në Facebook ”Marko u alivanos pas konferencës së Zaevit ku ai vetëm premtoi para disa mediumeve pro-qeveritare. Nuk e vërejta kur u alivanos por pastaj e kuptova se është luftëtar i vërtetë. Ai është mirë dhe në gjendje të qetë.” shkruante Gruevski disa orë pas ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera