Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë
Autori: Gazeta inFokus
11:19 | 08 August 2026
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se sot vetëm se është duke u shkelur Kushtetuta e Kosovës, meqë është dita e 31-të dhe e konstituimi është dashur të përfundojë brenda 24 orëshit të fundit.
Ai ka cituar edhe aktgjykimin e Kushtetueses, ku thuhet se afati 30 ditësh s’duhet të trajtohet vetëm si periudhe brenda të cilës duhet të provohet konstituimi, por si periudhë që duhet të kryhet konstituimi.
Gruda ka thënë se ky paragraf i Kushtetueses është e qartë sikur e zeza në të bardhë dhe se s’ka njeri që e ka kryer shkollën fillore e që nuk e kupton.
“Jemi në shkelje të plotë të Kushtetutës. Pushteti ka bërë lloj lloj interpretimi. Por kësaj here kanë vendosur të bëjnë interpretim absrud. E kam këtu aktygjykimin e Kushtetueses. Nëse e lexoni paragrafin 140 të aktgjykimit thuhet qartazi: Se Gjykata vlerëson që afati 30 ditësh nuk mund të trajtohet si afat brenda të cilit vetëm duhet të provohet konstituimi i afatit, por se ky afat është afat brenda të cilit duhet të konstituohet Kuvendi. Thuhet jo vetëm të provohet, por të kryhet konstituimi. Është e bardha në të zezë. Pse duhet edhe një herë në Kushtetuese. A e njeh u.d e presidentes. Nuk e di që ka njeri që e ka kry shkollën fillore e që nuk e kupton këtë tekst. E merr vesh cdo kush. Prandaj thirrja për Kushtetuese është për të vonuar, për të ndërtuar një bllokadë”, ka thënë Gruda.

T� tjera
-
Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të P...
-
Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë
Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka s...
-
Mbi një orë vonesë në Kuvend, ende nuk nis vazhdimi i seancës së së premtes
Edhe pse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuve...
-
“Ne jemi këtu, po këta ku janë?”, Ramadani reagon për vonesën e seancës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vonesën e nisjes së...
-
Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në ...
-
Përvetësoi me mashtrim 320 mijë euro, aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Ma...
-
“Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, protestë në Prishtinë
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare...
-
Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë
U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreu i saj, Bedri Hamza, kanë z...
-
Ligji për Specialen, Abdixhiku s’flet për media
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk është p...
-
Besnik Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kalojë sot, besoj se votat janë siguruar
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Specia...
-
Çitaku e Hamza në takim me Kurtin para votimit të Ligjit për Specialen
U.D. kryetarja e PDK-së, dhe ish-kreu i saj, aktualisht janë duke e zhvilluar...



































