Lajme

Grubi për Nënë Terezën: E kemi amanet t’ua përcjellim pasardhësve tanë madhështinë e veprës së saj

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 26 August 2023

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, përmes një postimi në Facebook tha se edhe këtë vit është organizuar manifestimi tradicional kulturor shkencor “Drita e Gonxhes” në 113 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.

Ai tha se e kemi amanet, siç u shpreh, që përcjellim pasardhësve tanë madhështinë e veprës së saj, përcjell Klankosova.tv.

“Kënaqësi që bashkë me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut edhe këtë vit u përkujdesëm për organizimin e manifestimit tradicional kulturor shkencor “Drita e Gonxhes” në 113 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës”.

-Advertisement-

“E kemi ne amanet që t’ua përcjellim pasardhësve tanë madhëstinë e veprës së Nënë Terezës, gjurmët e kontributit njerëzor dhe bamirësisë që ajo i la në shërbim të së mirës së përgjithshme. Revista “Drita e Gonxhes” që sot po e promovojmë është thesar shtypi që do ti kontribojë kauzës së përjetësimit të veprës së Nënës Terezë”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera