Lajme

Gruaja që vdiq si pasojë e plago*jes mbrëmë ishte në veturë para shtëpisë së saj

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 27 March 2024

Policia e Kosovës ka dal me raport për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë, ku si pasojë mbetën të vdekur dy persona, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, personi i dytë që vdiq nga gjuajtjet me armë zjarri në mes të dy grupeve, është Z.G., 48-vjece. Në momentin kritik sipas policisë ajo ishte në automjetin e saj pranë shtëpisë ku banon. Policia theksoi se e njëjta nuk ishte pjese e palëve të përfshira në rast.

Ndërkaq policia tashmë është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar.

-Advertisement-

“Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Jeronim De Rada në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga gotitja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast. Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur : E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur. E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të dy peronave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vra*rë një burrë dhe e plagosur një grua që dyshohet të jetë kalimtare rasti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera