Lajme

Gruaja kanoset me jetë nga burri i saj në Prizren, shkak një kontest pronësor

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 09 May 2022

Një grua ka njoftuar policinë se është kanosur me jetë nga burri i saj pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor, është kanosur me jetë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera