Sport

Gruaja e Tottit gëzon tifozët e Romës

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 15 September 2017

Ilary nuk e ka mohuar se në të ardhmen Totti mund të bëhet trajner, diçka që do ta mirëprisnin me shumë dëshirë tifozët e Romës.

Ilary, gruaja e Francesco Tottit, ka thënë se jeta është me shumë surpriza dhe ndoshta në të ardhmen legjenda e Romës do të bëhet edhe trajner.

Aktualisht fituesi i Kupës së Botës me Italinë po studion për licencën B të UEFA-s.

“Trajner? Ai gjithmonë ka thënë se nuk do të bëhet. Por, jeta është plot surpriza, nuk i dihet”, u përgjigj Ilary.

-Advertisement-

“Duhet të mësohemi me idenë e të qenit drejtor, është diçka e re për të gjithë dhe deri më tani gjithçka është në rregull. Përveç tjerash, ai duket mirë me xhaketë dhe kravatë”, u shpreh gruaja e Tottit në formë shakaje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera