Gruaja më e fuqishme në Korenë e Veriut: E gjithë bota po flet për motrën e Kim Jong-unit
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 11 February 2018
Motra e liderit të Koresë Veriore Kim Yo- jong, e cila këto ditë ka tërhequr vëmendje me vizitën e saj në lojrat olimpike, është këshilltarja kryesore e diktatorit, shefe e kabinetit të tij dhe personi më i rëndësishëm në Korënë e Veriut.
Kim ka një lidhje të fortë me motrën ku bashkë me të i ka mbaruar edhe shkollimin në Zvicër në periudhën e viteve të 90-ta, transmeton gazetametro.net Ndërsa sot punojnë së bashku, duke i ruajtur edhe sekret e kësaj hierarki.
Këto ditë thuhet se Kim Yo-jong (30) mbërriti në Korenë e Jugut për të transferuar personalisht mesazhin e vëllait të saj te Presidenti i Koresë së Jugut Mun Ji-in.
Duke pasur parasysh marrëdhëniet e afërta vëlla dhe motër, është mjaft e sigurt se përgjigjja e presidentit të Koresë së Jugut do të transferohet pothuajse menjëherë te udhëheqësi i Koresë së Veriut.
Vizita e saj në Korenë e Jugut, e cila është një rast formal për Olimpiadën Dimërore, është me rëndësi historike. Askush nga familja Kim Jong-ut kurrë nuk udhëtoi për në Seul.
Në vitin 2002 i vetmi që kishte udhëtuar në jug ishte Jang Song-thaek, i cili në vitin 2013 i vra.
Në një periudhë në të cilën Kim Jong-un fuqizoi fuqinë e tij, motra e tij hyri në hierarki dhe u bë zëvendësdrejtore e sektorit propagandistik të Partisë në pushtet, duke marrë përgjegjësinë për mbikëqyrjen e medies shtetërore dhe çështjeve kulturore.
Në tetor të vitit të kaluar, ajo u emërua deputet politik, organi më i lartë vendimmarrës. Emërimi u përdor për të forcuar më tej fuqinë e familjes Kim
Duke pasur parasysh faktin se lidhjet familjare janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër në Korenë e Veriut, pak njerëz në Phenian kanë një pozitë aq të fuqishme sa ka aktualisht Kim Yo-jong.
Sipas analistëve, ajo është kreu i kabinetit të Kim Jong-un, mbikëqyr qasjen tek udhëheqësi suprem si kujdestar i tij dhe përcakton orarin e detyrimeve publike. Shumë shpesh ajo shfaqet së bashku me të.
Këta dy kanë të njëjtën nënë, Ko Jong-hui, dhe sigurisht se janë shumë afër. Ata kaluan disa vite në Zvicër pas vitit 1996, ku u shkolluan në një shkollë në Bernë. Sipas raporteve të asaj kohe, gjatë qëndrimit të tyre në Perëndim, të dy u monitoruan nga afër.
Dhe ish-udhëheqësi Kim Jong-il thuhet se kishte një mendim shumë të lartë për vajzën e tij dhe vlerësoi shumë interesin e saj për politikën, të cilën e kishte treguar shumë herët.
Në janar, Shtetet e Bashkuara e vunë Kim Jo-dong në një listën e zezë, llogaritë dhe patundshmëritë iu mbyllën në SHBA, ndërsa qytetarëve të Amerikës iu bë ndalesë bashkëpunimi i çfarëdo biznesi me ta.
Ndërsa njëra ndër arsyet që ka shtyrë Amerikën ta merr këtë vendim ka qenë shkelja e të drejtave të njeriut që Koreja Veriore ua bën qytetarëve të tij.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut ftoi Presidentin e Koresë së Jugut Ms Ji-yin në Samitin e Phenianit, ndërsa ftesën ia ka bërë motra e liderit.
Të tjera
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...