Rozë

“Gruaja” e Elvis Pupës pjesë e “Portokallisë”!

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 05 February 2018

“Martesa televizive” me Vis Pupën e bëri më të dashur për publikun figurën e aktores, Egla Ceno.

Në një intervistë për programin Lart e Poshtë, Ceno ka treguar se aktualisht është angazhuar me projektin “Makbeth” në Teatrin Kombëtar, që do të vihet në skenë në fund të muajit shkurt. Por e pyetur  nëse i kanë ardhur ftesa për të qenë pjesë e programeve humoristike, Ceno ka thënë se ftesa të tilla nuk kanë munguar.

“Aktualisht jam e impejnjuar në tjetër vend. Kam patur biseda me drejtuesit e Portokallisë, por jam akoma në biseda. Të shohim çdo të na sjellë sezoni i ardhshëm”, ka përfunduar aktorja simpatike./revistawho.com

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera