Grezda e Sadiku në radarin e skuadrave italiane
Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 09 October 2017
Ndeshja e ëndrrave me Italinë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës ndaj Kombëtares italiane, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, do të jetë një shans i shkëlqyer edhe për lojtarët e kombëtares tonë.
Në fakt janë të shumtë emrat e talenteve që angazhohen në skuadrën e udhëhequr nga Christian Panucci që do të vëzhgohen në detaje nga agjentët e Serisë A.
Duket se Kombëtarja shqiptare ka në përbërje të saj emra të shumtë që janë të destinuar për t’u katapultuar në Serinë A duke ndjekur gjurmët e Etrit Berishës, Thomas Strakoshës, Arlind Ajetit apo Elseid Hysajt.
Për sfidën me Italinë Panucci, mendon një Shqipëri me mesfushë të mbipopulluar ku spikat prezenca e të “italianizuarve” Migjen Basha dhe Ledian Memushaj, ndërkohë që çelësin e sulmit e ka i vetëm Armando Sadiku.
Sulmuesi i lindur në Elbasan në vitin 1991, që aktualisht impenjohet me Legia Varsavian e Polonisë do të jetë një ndër emrat që do të monitorohet me më shumë kujdes nga agjentët italianë.
Në fakt Sadiku ishte pranë transferimit te Sampdoria në merakton verore të 2016, por kërkesat e larta të Zyriut bënë që akordi të mos arrihej. Gjithsesi, Sampdoria nuk është klubi i vetëm italian që ka lakuar emrin e sulmuesit tonë 26 vjeçar: Edhe Chievo është vënë në gjurmët e tij, duke qenë se në muajin janar me shumë probabilitet do t’i duhet të bëjë llogaritë edhe me largimin e Roberto Ingleses.
Nga ana tjetër Eros Grezda talenti i sulmit 22-vjeçar, mund të zbarkojë te Genoa në të ardhmen e afërt. Aktualisht Grezda luan me Osijekun e Kroacisë , tek i cili u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit për rreth një milionë euro.
I shpejtë në duelet direkte dhe i paparashikueshëm, Grezda mund të jetë një alternativë interesante për të ardhmen e sulmit të Genoas. Gjithashtu, ai është në vëzhgim edhe të Lazios, ku drejtori sportiv Igli Tare, është gjithnjë vigjilent ndaj talenteve të rinj shqiptarë. /SS/
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...