Grezda e ka një mesazh për Iscon
Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 24 September 2017
Eros Grezda po i pret me shumë entuziazëm dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit Rusi 2016, ndaj Spanjës në transfertë dhe me Italinë në “Loro Borici”. Helmimi i papritur në prag të takimit me Maqedoninë jo vetëm që e la jashtë formacionit me fqinjët tanë, por i la pasoja fizike, që gjithsesi nuk e ndalën për t’i dhënë fitoren Osijekut në përballjen me një rival direkt si Hajduku i Splitit.
“Ishte një moment i keq kur u helmova e kam vuajtuer edhe në ekipin tim. U aktivizova më Hajdukun dhe shënova gol në minutat e fundit. Kam humbur dicka fizikisht por tani jam më mirë. Kam shënuar edhe një në kupë. Me Hajdukun ishte më i rëndësishëm sepse u shënua në derbi ndaj një skuadre rivale për vendin e tretë. Ishtë në minutën e fundit dhe të shijon më shumë. Isha shumë i gëzuar sepse i dhashë tri pikë skuadrës sime.”
Grezda po stërvitet individualisht në Beograd për të qenë në formën më të mirë të mundshme për kombëtaren, pasi shpreson të aktivizohet me Panuccin si me Spanjën dhe Italinë.
“Në Spanjë është ndeshje më e madhe, sepse me Italinë kam debutuar. Nëse do të më jepet mundësia dua ta ndërroj fanellën me Iskon.
Kampionati kroat sikurse ka ndodhur me disa lojtarë të kombëtares shqiptare shihet si trampolinë nga Grezda për të kaluar në një nga ligat më të forta europiane.
“Unë sapo kam ardhur të Osijeku dhe jam shumë i lumtur këtu. Kampionati kroat të lejon të shkosh në një kampionat më të fortë. Kampionati gjerman më pëlqen, gjithashtu edhe ai spanjoll.”

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...































