Lajme

Greva në sistemin e shëndetësisë nuk po përkrahet nga të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 13 December 2019

Greva shtatë orëshe e cila u paralajmërua ditën e premte nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës po injorohet nga vetë punëtorët shëndetësorë.

Grupe të ndryshme të punëtorëve shëndetësorë nuk po i bën përshtypje vendimi i FFSHK-së dhe po vazhdojnë me punën e tyre si çdo ditë tjetër, shkruan gazeta inFokus.

Blerim Syla, kryetar i FSSHK për gazetën inFokus tha se ka grupe të tilla të cilët nuk po e mbajnë grevën.

-Advertisement-

Por ai thotë se nuk duhet marrë fare me këtë grup që sipas tij është gjithmonë kundër veprimeve të Sindikatës së Shëndetësisë.

“Në grevë janë të gjithë punëtorët shëndetësorë, mundet me qenë një grup i caktum për të cilin unë nuk e mohoj por është e paarsyeshme me u mar me një grup që gjithmonë është kundër veprimeve sindikale”, tha ai.

Mirëpo për Sylën ky siç e quan ai ‘grup’ nuk ka rëndësi sepse greva po mirëpritet edhe nga qytetarët të cilët ai thotë se nuk po shkojnë të kërkojnë fare shërbime, shkruan gazeta inFokus.

“Faktet më të mira janë ato që tregojnë se edhe popullata ka reaguar mirë dhe nuk po vjen me kërku shërbime, për ne të tjerat nuk janë të rëndësishme”, tha ai.

Mirëpo nga raportimet e mëngjesit të së premtes janë publikuar madje edhe fotografi në të cilat shihen qytetarët duke pritur para ambulancave për shërbime mjekësore.

Kjo grevë erdhi pas dërgimit në Kushtetuese të ligjit të pagave e që kjo e fundit e pezulloi këtë ligj deri me 30 mars./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera