Lajme

Gresa Behluli del me arsyetim pas reagimeve se kënga e Shkurte Fejzës nënshtron gruan

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 16 December 2020

Gresa Behluli ka dalë me një arsyetim rreth bashkëpunimit muzikor me nënën , pasi Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka reaguar ndaj këngës së tyre.

Kënga e dyshes është konsideruar se nënshtron vajzën.

E për këtë, Behluli thotë se me tekstin e këngës kanë ironizuar me botëkuptimet e ndryshme mes gjeneratave.

-Advertisement-

“Teksti i këngës “Nuse mësuese” është shkru nga Ilir Berani dhe është mendu si një teme qe paraqet ironine e raportit te botëkuptimeve te ndryshme ne mes te gjeneratave te ndryshme… Është një tekst satirik qe paraqet botëkuptime te ndryshme ne mes te gjeneratave dhe nuk është menduar ne asnjë mënyre si diskriminues ndaj gjinisë femrore… Si mund te jete Femra diskriminuese ndaj vetvetes, unë jam femër dhe vet, dhe jam gjithmonë ne mbështetje dhe pro ngritjes se femrës ne shoqëri!!”, ka shkruar ajo.

Behluli ka thënë se ky tekst duhet të merret si tekst edukues ndaj gjeneratës së vjetër.

“Përkundrazi mund te merret si tekst edukues ndaj gjeneratës se vjetër: “me ndegju nana te ka mesu…”vjehrren me ndegju i nderon prindërit e tu”? Ku është ndikimi negativ këtu?”, ka thënë ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera