Greqia ua ndalon hyrjen qindra migrantëve
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/1B9F12E2-53B8-44F0-A973-3ED7E08B76AB_w1597_n_r1_st_s-852x460.webp)
Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 23 May 2022
Greqia tha të hënën se ka parandaluar afër 600 migrantë që ta kalojnë Detin Egje dhe të hyjnë në ujërat e saj territoriale nga Turqia. Ky ishte grupi më i madh i migrantëve që kanë tentuar që të hyjnë në Greqi gjatë këtij viti.
Një zëdhënës i rojeve bregdetare greke tha se pesë anije dhe katër varka më të vogla ishin nisur nga bregdeti turk në mëngjesin e sotëm.
“Patrulla greke ishte në gjendje që shumë shpejt të lokalizonte anijet dhe të informonte rojet bregdetare turke”, tha për AFP-në një zëdhënës i rojeve bregdetare greke.
Në deklaratën e rojeve bregdetare të Greqisë u tha se të gjitha anijet me azilkërkues janë kthyer prapa në ujërat turke.
Gjatë këtij vitit, mbi 3,000 azilkërkues kanë arritur në Greqi, përfshirë mbi 1,100 muajin e kaluar, thuhet në të dhënat e Ministrisë greke të Migrimit.
Ndërkaq, sipas statistikave të publikuara në prill, mbi 2,300 azilkërkues janë vendosur në kampet e ishujve grekë Lesbos, Samos, Chios, Kos, Leros – që të gjithë këta ishuj gjenden afër Turqisë.
Greqia vazhdimisht ka akuzuar Turqinë se nuk ndërmerr veprime të mjaftueshme për të parandaluar kontrabanduesit që të transportojnë migranatët me anije dhe varka të pasigurta./rel
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore.png)
Të tjera
-
Lajçak në takim me zyrtarin spanjoll, i flet për dialogun e Brukselit
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për proc...
-
Edi Rama sot feston 60-vjetorin e lindjes
Ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste kanë surprizuar mëngjesi...
-
Vdeķja e punëtorit në vendin e punës- Prokuroria lëshon aktvendim për ndalimin e pronarit të firmës dhe pronës
Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u rrë...
-
Ndërron jetë 70-vjeçari në Durrës, pëson arrest kardiak sapo hyn në det
Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Lapra...
-
Policia bastis shtëpinë e një burri në Pejë, i gjen mbi 27 mijë euro e 54 fishekë
Policia ka bastistur shtëpinë e një burri në Pejë. Sipas raportit, gjatë b...
-
Përplasen pozita dhe opozita në Komisionin Hetimor, Pacolli – Berishës: Po e ngrit zërin se po don me tregu që je burrë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli ngriti dyshime se kry...
-
Ky është urimi i Haradinajt për Ditën e Pavarësisë së Amerikës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar ShBA...
-
Pastrohet shtatorja e Bill Clinton për nder të pavarësisë së Amerikës
Është pastruar shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në Prishtin...
-
Albert Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor
Gjyqtari Albert Zogaj është rizgjedhur sot kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor...
-
NY Times: Biden e mendon tërheqjen nga gara presidenciale
New York Times shkruan se presidenti i SHBA, Joe Biden i tha një aleati kryes...
-
Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për punën e MPJ-së
Me përplasje verbale po përcillet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar l...
-
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj. Lajmi është...